Nis takimi i kryenegociatorëve në Bruksel
(Lajm i përditësuar)
Nis takimi i kryenegociatorëve në Bruksel
Ka nisur takimi i përbashkët i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, me ndërmjetësimin e emisarit evropian Miroslav Lajçak.
Sot mbahet takimi i radhës për dinarin
Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.
Pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takimin e Brukselit e ka konfirmuar për KosovaPress, këshilltari i tij, Klisman Kadiu, mirëpo nuk dha detaje sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak wshtw shprehur optimist se në takim do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit.
Më 12 maj ka përfunduar faza e tranzicionit që ka ndërmarrë BQK-ja për rregulloren, rrjedhimisht edhe një nga masat lehtësuese që ishte mosaplikimi i gjobave dhe masave, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.
Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi.
Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti.