Nis takimi i Osmanit me partitë politike

14: 50- Lajm i përditësuar

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës takimi i presidentes, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet në veri.

Në takim nuk po marrin pjesë përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Portali rtv21.tv ka pyetur përfaqësues nga subjektet politike PDK dhe LDK se a do të marrin pjesë në takim por që ende nuk ka marë përgjie.
14: 10- AAK i thotë JO presidentes për takim
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takim me Presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar lidhur me zgjedhjet në veri.
Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i këtij subjekti politik Kushtrim Xhemaili. Ai tha se Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen.
“sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Ketë qëndrim e kemi bere publik tash e sa dite. Duke pasur parasysh ketë qëndrim, nuk e vlerësojmë te nevojshme pjesëmarrjen e AAK ne takim me Presidenten!”, tha ai.
12: 54- Osmani do të takojë partitë politike për zgjedhjet në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media presidentja do t’i pret në takim partitë politike sot (e shtunë) në orën 14:30.
Zgjedhjet në veri janë përcaktuar që të mbahen më 18 dhjetor.
Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, SHBA dhe Gjermania kanë kërkuar që këto zgjedhje të shtyhen.
Zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, të martën janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur. jashtëzakonshme në veri. Sulme në veri ka pasur edhe të mërkurën./21Media

Back to top button