“S’ka marrëveshje” , Abdixhiku pas takimit me Kurtin: LDK e konsideron të përmbyllur këtë çështje

(Lajm i përditësuar)


Kurti tregon ofertat që ia bëri Abdixhikut

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua pas takimit me Liderin e LDK-së Lumir Abixhiku.

Ai tregoi ofertat që ia bëri këtij të fundit për të zgjidhur çështjen e presidentit

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja tërësisht të pa nevojshme”, tha ai.

“U refuzua oferta jonë që LDK-ja të ketë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri me shpjegimin që LVV të ketë të tri pozitat e larta të udhëheqjes shtetërore, atëherë ne bëmë një ofertë tjetër për LDK-në e kjo që pozita e kryetarit dhe nënkryetarit ë Kuvendit të pësojnë rrokadë ashtu që LDK-ja zë pozitën e kryetarit të Kuvendit e Albulena Haxhiu do të bëhej nënkryetare e Kuvendit”,. shtoi Kurti./21Media


“S’ka marrëveshje” , Abdixhiku pas takimit me Kurtin: LDK e konsideron të përmbyllur këtë çështje

Pas takimin me kryeministri ALbin Kurti, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja e ka mbyllur çështjen e diskutimit me Albin Kurtin.

“Nga ky moment LDK e konsideron të përmbyllur këtë çështje”, tha ai.

“U përpoqëm të gjejmë zgjidhje për presidentin, nuk kam hapur diskutime tjera as për ekzekutiv, në momentin që do zgjidhnim çështjen e Presidentit, do të trajtonim çështje tjera”.

“Unë besoj që me kaq në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. E lë të hapur për partitë e tjera, kemi bërë përpjekje për 53 ditë”.

“U dakorduam që të mos takohemi më”, tha Abdixhiku.


Nis takimi  Kurti Abdixhiku

Ka nisur takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Liderit të LDK-së Lumir Abdixhikut për çështjen e Presidentit.

Abdixhiku para gazetarëve tha se do të deklarohet pas takimit me Kurtin, derisa të njëjtën gjë e tha edhe ky i fundit./RTV21/21Media


Back to top button