Nis takimi Kurti – Lajçak

(lajm i përditësuar)
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani, ka shkuar në ndërtesën e Qeverisë për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Në takim pritet të diskutohet për zbatimin e planit evropian.
Pas Pritshtinës, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Beogradin.
 
Lajçak shkon në Qeveri, do të takohet edhe me Kurtin

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur drejt Qeverisë së Kosovës.
Lajçak do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Paraprakisht Lajçak është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
 
Fillon takimi Osmani-Lajçak
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura në kabinetin e presidentes. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Lajçak nga ora 16:00 pritet të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti./21Media

Back to top button