Nis vaksinimi në sheshin e Prishtinës

Që nga sot ka nisur vaksinimi i qytetarëve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Tashmë në hapësirën e sheshit është vendosur një tendë ku do bëhet vaksinimi.
Po ashtu, aty është edhe një ambulancë në rast të ndonjë urgjence.
Ndërkohë, bëhet e ditur se tenda do të vendosen edhe nëpër qytete tjera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 519 mijë e 933 doza të vaksinës. Ndërsa, 686 mijë e 238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button