Nis vendosja e rrethojave te “1 Tetori”

 

 

Pas tollovisë së krijuar tek salla “1 Tetori”, tashmë ka nisur vendosja e rrethojave për ta mbajtur rendin për vaksinimin e qytetarëve.

Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook fotografi ku shihen organizatorët e sallës duke vendosur rrethojat.

“Është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve në sallën “1 Tetori”, që presin të vaksinohen. Fotografia është bërë në orën 12:00″, ka shkruar Manxhuka.

Të moshuarit të cilët nga mëngjesi po prisnin për t’u vaksinuar janë lejuar të hyjnë brenda për të pritur radhën.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vijnë si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre.

Organizatat e Shoqërisë Civile i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhim të duhur të procesit të vaksinimit, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Ndërsa, zyrtarë të opozitës kanë reaguar lidhur më tollovinë e shkaktuar në këtë qendër vaksinimi, duke drejtuar gishtin drejt Qeverisë së Kosovës se nuk e ka organizuar mirë vaksinimin./21Media

 

 

 

Back to top button