Zemaj: Sjellja e këtij pushteti është çnjerëzore

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale tollovinë e krijuar sot tek salla “1 Tetori” në Prishtinë nga të moshuarit që prisnin për t’u vaksinuar.

Ai ka thënë se sot prindërit, nënat dhe baballarët janë dërguar drejtë vdekjes, për çka ka theksuar se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve.

“Dëshpërimi ynë për të mos vijuar punët e mira aty ku kanë mbetur kanë degraduar. Sot duke drejtuar prindërit tanë, nënat baballarët drejtë vdekjes. Sot nga papërgjegjësia totale qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Arben Vitia ka rrezikuar jetën e qytetarëve, kjo tregon se nuk e kanë prioritet shëndetin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Zemaj ka ftuar Qeverinë që ta merr situatën nën kontroll dhe të mos rrezikojë jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Asgjë e mirë nuk ka ndodhur në procesin e vaksinimit deri më tash. Sot e kemi pa edhe përmes mekanizmit të policisë është tentuar të mos lejohet të merren pamje. Sikur kjo të mos mjaftonte nuk janë lejuar që të pasqyrohet kjo gjendje dhe nuk mund të fshihet ajo çka ka ndodhur sot. Sjellja e këtij pushteti është çnjerëzore. Lusim sot, bëjmë thirrje, që Qeveria ta merr situatën në dorë, ka mekanizma”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se plani i imunizimit nuk është respektuar nga qeveria aktuale./21Media

 

 

Back to top button