Nis asfaltimi i një rruge në Klinë

Asfaltimi i rrugës në dy lagjet e fshatit Gjurgjevik të Madh të Klinës ka nisur sot

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, të mërkurën ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në dy lagje të fshatit Gjurgjevik i Madh të Klinës, me ç’rast ka uruar banorët për këtë projekt që do të krijojë lehtësira në lëvizjen e tyre.

Rruga deri tash ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe pushteti lokal i është përgjigjur kërkesave të banorëve për asfaltimin e saj. Rruga do të jetë në shërbim të 50 familjeve, të cilat kanë shfrytëzuar rrugë tjera alternative duke kaluar kilometra të tëra për t’u lidhur me rrugën magjistrale. Ndërsa me asfaltimin e saj krijohen kushte shumë me të volitshme për jetese.

“Aty ku ka vështirësi në lëvizje, pushteti lokal është i gatshëm të intervenojë. Projekte të tilla janë dhe po realizohen në të gjitha pjesët e komunës sonë. Krejt kjo për të rregulluar mirëqenien e qytetarëve tanë”, u ka thënë Bashota, banorëve të Gjurgjevikut.

Ndryshe, në këtë fshat janë asfaltuar rrugët në disa lagje, ndërkohë që pritet asfaltimi i rrugëve edhe në pjesët tjera të fshatit.

Back to top button