Nisën xhirimet e filmit artistik “Pikë Uji”, e regjisorit Robert Budina

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në qytetin e Pogradecit, nisën xhirimet e filmit artistik “Pikë Uji”, me skenar të Doruntina Basha, Robert Budina dhe Ajola Daja, dhe me regji të Robert Budinës.
Ky film është bashkëprodhim ndërmjet shtëpisë kinematografike shqiptare ERAFILM, kompanisë filmike rumune AVANPOST, kompanisë filmike italiane REDIBIS FILM dhe kompanisë filmike kosovare ILIRIA FILM.
Në rolet kryesore luajnë aktorët: Gresa Pallaska, Astrit Kabashi dhe Arben Bajraktaraj.
Filmi është mbeshtetur nga: Creative Europe, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, Qendra Kinematografike e Kosovës, SEE Cinema Network./21Media

Back to top button