Rekordi me vrapim në Jersey
Alan Falle e Scott Welsh janë dy britanikë të cilët morën pjesë në një maratonë vrapimi në Jersey, të veshur me kostume me pamje të akulloreve. Të dy arritën rekord në kategorinë e vrapimit.
Ata kaluan linjën e finishit njëkohësisht, duke u bërë kështu rekorderët të cilët arritën rekordin me vrapimin më të shpejtë të veshur me këto kostume. Më saktësisht, ata kaluan linjën pas 3 orësh, 48 minutash e 12 sekondash.
Falle, i cili është 32 vjeç, për pjesëmarrje në maratonë aplikoi fshehurazi për ta befasuar 30 vjeçarin Welsh, këtë si mënyrë për ta falënderuar atë që i ka ndihmuar të marrë vetën nga një lëndim i gjurit.
Dhe të dy u befasuan kur morën konfirmimin se kanë thyer rekord në vrapim. Kjo është një mënyrë unike e arritjes së rekordit, sepse të dy u shpallën rekorderë, kanë thënë ata në një deklaratë për media me këtë rast./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=QxVK-mlQbck