Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se sot është nisur grupi i parë i myslimanëve për në haxh.

BIK thotë se në këtë grup janë 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu.

Sot parashihet të niset edhe grupi i dytë, ndërsa grupet tjera udhëtojnë të hënën.

Këtë vit nga Kosova në haxh do të shkojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar.

Haxhi konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të Islamit.

Back to top button