Nishani: Rama shantazhues sistematik i institucionit të Presidentit

Presidenti ka theksuar se askush nuk mund të fyejë  Institucionin më të lartë të Shtetit të shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e dialogut, duke thënë se për fatin e trishtë të demokracisë shqiptare dhe në dëm të përpjekjeve për të konsoliduar një kulturë politike civilizuese dhe evropiane, ka qenë kryeministri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës u ka bërë edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me agjendë serioze dhe të gjithë pranuar duke u larguar nga retorika pa produkt.

“Por askush nuk mund të fyejë dhe të keqpërdorë seriozitetin e vullnetit dhe angazhimit, dinjitetin dhe inegritetin e Institucionit më të lartë të Shtetit të shqiptarëve. Presidenti i Republikës i vlerëson si shumë të rëndësishme rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor, por këto janë çështje për diskutim dhe zgjidhje në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe jo e agjendës presidenciale për tejkalimin e krizës politike në vend”, shkruhet në komunikatë./21Media

Back to top button