Shfaqen pamjet ajrore të sulmit me bombë në Afganistan
Pentagoni ka bërë publike pamjet e momentit kur bomba më e madhe jo-nukleare ka goditur bazën e ushtarëve në Afganistan
Zyrtarë të Ushtrisë së Afganistanit kanë deklaruar se 36 ushtarë të Shtetit Islamik kanë vdekur kur Shtetet e Bashkuara hodhën “Nënën e të gjitha bombave”, shkruan rtv21.tv.
Sulmi ishte dizajnuar për të minimizuar fatalitetet në civilë, dhe sipas të dhënave kjo është arritur pasi asnjë civil nuk ka rënë viktimë e këtij bombardimi.
Pamjet ajrore bardhë e zi tregojnë momentin e impaktit si dhe një re tymi pas shpërthimit:
A #MOAB bomb strikes #ISIS cave & tunnel systems in eastern #Afghanistan. The strike was designed to minimize risk to Afghan and U.S. Forces pic.twitter.com/7pfBYQzk5F
— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) April 14, 2017
/21Media