Nisi ndeshja ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Shkodrës

Filloi të zhvillohet ndeshja e parë e ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.
Ditën e sotme e hapi përballja mes hendbollistëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe atij nga Shqipëria, “Shkodra”.
“Dardanët” do të synojnë të vazhdojnë sot me fitore dhe të regjistrojnë të tretën me radhë në këtë kampionat, pas triumfeve ndaj “UAVEIRO” dhe “MANDAUE”.
Në anën tjetër, “Shkodra” do të ketë një tjetër kundërshtar të vështirë, pas “UCLM” dhe “UAVEIRO”, nga të cilat ka pësuar humbje me rezultate të thella 65:12 dhe dhe 65:8.

Back to top button