Nisin dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Do të kompletohet sonte top katërshja e Ligës së Kampionëve, me dy gjysmëfinalistët e fundit që do të dalin nga dy ndeshje mjaftë interesante.
Bayerni do të kërkojë të bëjë mrekulli për të vazhduar tutje pasi duhet ta përmbysë humbjen 3-0 në ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt dhe këtë do të tentojë ta bëjë para tifozëve të vet në “Allianz Arena”.
Sfida tjetër po zhvillohet në “Giuseppe Meazza” ndërmjet Interit dhe Benfikës, me skuadrën e Simone Inzaghit që ka avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë.
Të dy ballafaqimet kanë nisur nga ora 21:00.