Deputetët e VV-së e lidhin arrestimin e Krasniqit me mosemërimin e Isufajt si kryeprokuror

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi, kanë reaguar pas arrestimit të drejtorit të Koporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Deputeti Artan Abrashi ka pyetur se a po hakmerret ai që nuk po arrin të bëhet kryeprokuror.

“A po hakmerret ai që s’po arrin të bëhet kryeprokuror?”, ka shkruar ai.

Ndërkaq deputeti Rexhaj ka pyetur se kush është Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror, duke iu referuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit, Albin Kurti dhe kyeparlamentarit Glauk Konjufca.

“E megjithatë do që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar ai në Facebook.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 5 prill i është drejtuar me kërkesë Zyrës së Presidentes që ta dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Back to top button