Nisin hetimet ndaj Haxhi Hotit

Hoti është në mbajtje për 48 orë

Anëtari i Nismës Social Demokrate, Haxhi Hoti është arrestuar pas deklaratave të tij të mbrëmshme ndaj lideri të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë nisur hetimet ndaj Hotit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas informacionit të publikuar në rrjete sociale, të personit me inicialet H.H., ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Haxhi Hoti mbrëmë ka deklaruar se “Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose (mund) të vritet”. Hoti më vonë ka thënë se ky ishte një gabim teknik.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje pas kësaj deklarate ka dërguar një kallëzim penal ndaj Haxhi Hotit./21Media

Back to top button