Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjilan
I dyshuari është arrestuar
Pas vrasjes, e cila ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, Prokuroria Themelore e Gjilan ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin.
I dyshuari i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, është arrestuar edhe është në mbajtje për 48 orë.
“Pas rastit të ndodhur në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë, prokurori kujdestar, policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion. Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sot rreth orës 4:50 është vrarë një person në Gjilan. I dyshuari për vrasje është Polic i Kosovës./21Media