Nisin renovimet në Klinikën e Urologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Urologjisë, ku u pritën nga drejtori i Klinikës, Petrit Nuraj.

Vitia me këtë rast paralajmëroi se edhe në këtë klinikë do të ketë renovime rrënjësore për shërbime cilësore, krijimin e hapësirave të përshtatshme për shërbime mjekësore, ambiente komode, përmirësim të infrastrukturës.

Ai tha se të gjitha këto ndërhyrje do të jenë në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

Përmes investimit me vlerë mbi 1.2 milion euro, në hapësirat e kësaj klinike pritet të bëhet renovimi i korridorit dhe riorganizimi i sportelit, sallat operative- zhvendosja e ESWL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë dhe renovimi i dhomave, thuhet në një postim të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.

Back to top button