Nisma kandidon për deputet vëllain e Jakup Krasniqit

 

Nisma Socialdemorkate ka kandiduar për deputet Abdyl Krasniqin vëllain e  njërit prej themeluesve të këtij subjekti politik, Jakup Krasniqi.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur goditje të madhe arrestimin e Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale.

“Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të NISMËS Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm. Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!Mbështetja që sot i jepet NISMËS Socialdemokrate është mbështetje për frymën e liderit të saj që padrejtësisht mbahet në Hagë!”, ka thënë Limaj.

Jakup Krasniqi është arrestuar nga GJykata Speciale nën akuzat për krime lifte në nëntor të vitit të kaluar. Ai në paraqitjen para kësaj gjykate është deklaruar i pafajshëm./21Media

Back to top button