Nisma për Kosovën ka prezantuar programin për bujqësi

Investimet në bujqësi prioritet kryesor i Nismës në qeverisje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se Kosovës i duhet një qeveri reformatore, pasi siç tha ai ky vend ecë përpara nëse futet në reforma në të gjithë sektorët.

Gjatë qeverisjes së kësaj partie, u premtua se bujqësia do të zhvillohet nga një bujqësi e mbijetesës, në një promotor të ekonomisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv

Një stimulim tjetër për rritjen ekonomike nga bujqësia, për Limajn është edhe mundësia e ofrimit të kredive, këstet e së cilës do të fillojnë të paguhet pas 5 vjetëve.

Ai morri shembull, që nëse ndonjë bujk merr kredi dhe gjatë 5 vjetëve zhvillohet mirë veprimtaria e tij, do të ketë lirim nga një % e kredisë./21Media

Back to top button