Nisma: Presim që PZAP të përmirësoj vendimin e gabuar të KQZ-së

 

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimt të KQZ-së për mos-certifikim të sukëtij subjekti dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“NISMA Socialdemokrate me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 14.02.2021 kishte aplikuar dhe përmbushur të gjitha kriteret për certifikim, sipas afateve dhe procedurave të parapara me ligj dhe kjo konstatohet edhe nga vet trupat profesionale të KQZ-së.”, thuhet në njoftimn e Nismës.

Po ashtu ky subjekt politik thotë se pret nga PZAP të ndërmarrë masa.

“Ne presim që PZAP të përmirësoj këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranoj kërkesën tonë për
certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ne jemi të bindur se zëri i NISMA-s do të vazhdoj të jetë prezent fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në mbrojtjen e vlerave kombëtare
”, përfundon reagimi.

KQZ në mbledhjen e djeshme nuk ka certifikuar AAK, Nismën e Vetëendosjen, lidhur me këtë sot ka reaguar edhe u.d presidentja, Vjosa Osmani. Ajo atë se cfarë ka ndodhur në mbledhejn e djeshme të KQZ-së quajti të paprecedentë, dhe paralajmëroi se do të ndërmerrë masa nësë një gjë e tillë përsëritet. /21Media

Back to top button