Gjashtë subjekte dorëzojnë ankesa në PZAP

 

Gjashtë parti kanë dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertifikimit të tyre nga ana e KQZ-së. Në mesin e tyre janë AAK-ja, Nisma, por Vetëvendosje nuk figuron në këtë listë.

Këtë për portalin rtv21.tv e bëri të ditur sekretari i PZAP, Mulë Desku.

“1- Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës(PDAK)- Për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik,
2- Partia e Ashkalive për Integrim- Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë për pjesëmarrje në zgjedhje.
3- PREBK, për shkak te mos certifikimit të një kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
4- Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.
5- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
6- Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.”, njoftoi Desku.

Ai po ashtu bëri të ditur se afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 ore nga momenti i dorëzimit te këtyre apeleve nga palët në PZAP.

KQZ në mbledhjen e djeshme nuk ka certifikuar paritë e lartcekura, lidhur me këtë sot ka reaguar edhe u.d presidentja, Vjosa Osmani. Ajo atë se cfarë ka ndodhur në mbledhejn e djeshme të KQZ-së quajti të paprecedentë, dhe paralajmëroi se do të ndërmerrë masa nësë një gjë e tillë përsëritet. /21Media

Back to top button