​Nisma Socialdemokrate mirëpret dy aderime, Limaj: Do të vazhdojmë për forcimin e partisë

Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjilan iu janë bashkuar dy personalitete, Ismet Hajdini dhe Gëzim Ibrahimi.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj derisa vlerësoi si lajm të jashtëzakonshëm këto aderime.

Në një konferencë për media Limaj tha se Nismës Socialdemokrate po iu bashkohen njerëz intelektualë, veprimtarë dhe me përvojë.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë për zgjerimin dhe forcimin kësaj partie.

“Një ekip njerëzish të devotshëm, të angazhuar, përvojë, intelektual, familjar, aktivistë e veprimtarë. Një pjesë e tyre një jetë ia kanë kushtuar jetës publike dhe angazhimit publik në vendlindjen e tyre dhe përtej. Sot prezantojmë para jush doktorin, stomatologun, veprimtarin, diplomatin, njeriun me përvojë të jashtëzakonshme edhe legjislative edhe ekzekutive, Ismet Hajdini, i cili nga sot së bashku me Gëzimin dhe një ekip të madhe në Gjilan, po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, familjes sonë politike, për të bashkudhëtuar së bashku me angazhimet tona të përbashkëta në mënyrë të veçantë në Anamoravë. Besoj që është një lajm i jashtëzakonshëm për ne, për të intensifikuar veprimtarinë dhe angazhimin tonë në Gjilan e në tërësi në Anamoravë. Në emër të Nismës Socialdemokrate në emër të gjithë kolegëve i dëshiroj mirëseardhje Ismetit dhe Gëzimit dhe gjithë kolegëve tjerë që sot është një ekip e madhe që po i bashkohet NISMA-s atje. Ne së bashku do të vazhdojmë dhe të punojmë për zgjerim dhe forcim të Nismës Sociademokrate”, tha Limaj.

I aderuari, Ismet Hajdini përmendi dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nimës Socialdemokrate.

Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e NS-së.

Hajdini tha se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Arsye tjetër Hajdini potencoi se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Socialdemokrate, Anamoravë ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme.

“Janë dy arsye kryesore që iu kemi bashkuar partisë Socialdemokrate. Një është padyshim e dimë të gjithë gjendja momentale në Republikën e Kosovës, duke filluar prej gjendjes politike, ekonomike, sociale, gjendjes në arsim, në shëndetësi deri tek politika e jashtme dhe stagnimet në integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkësinë Evropiane dhe në NATO…Ka ide, ka vullnet, ka dijeni dhe në bazë të përvojës së tij të gjatë, si të dalë prej kësaj situate. Pikë së pari kjo ka qenë arsyeja e bashkimit në Nismën Socialdemokrate. Arsyeja e dytë është që gjatë, qeverisjeve më herët, ku ka qenë edhe Nisma, në qeverisje të vendit, Gjilani dhe Anamorava ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme nga kryetari Limaj, si në aspektin e projekteve infrastrukturore që kanë qenë të shumta, gjithashtu edhe përkrahje që u ka dhënë kuadrove të Gjilanit”, potencoi Hajdini.

Ndërkaq, ish ministri Fatmir Matoshi, i cili tashmë ka aderuar në Nismën Social Demokrate tha se përgjatë muajve të fundit kanë ardhur në përfundim se ka ardhur koha për NISMA-n në rajonin e Anamoravës.

“Përgjatë dy tre muajve të fundit me kontaktet që i kemi pasur në atë zonë, kemi ardhur në përfundim se koha për Nismën Socialdemokrate në rajonin e Anamoravës tashmë po vjen. Kemi ditë e përditë mbështetje, përkrahje. Jemi në finalizim edhe të projekteve tona ideore, të programit tonë, planit tonë për ët ardhmen”, tha Matoshi.

Back to top button