Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani: Masat e presidentit serb nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën.

E para e vendit, tha se Vuçiq po tenton t’i hedh hi syve aleatëve ndërkombëtarë me kërkesa për ri integrimin e komunitetit serb në Kosovë, mirëpo tha se qëllimi kryesor ti tij është destabilizimi i vendit.

Këto komente Osmani i bëri pas lansimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button