Nisma Socialdemokrate nuk e përkrahë mocionin për rrëzim e qeverisë Hoti

 

Për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti, nuk ka vota për të dhënë Nisma Socialdemokrate, e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës.

Kështu ka deklaruar për Kp deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i cili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të iniciojë mocion për rrëzim të qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë me nis një mocion, është e drejtë e tyre me nis mocion. Nisma Socialdemokrate është pjesë e këtij koalicioni qeverisës dhe nuk e përkrah një mocion të tillë të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzim të koalicionit qeverisur në krye me Avdullah Hotin. Për këtë mocion mosbesimit në PDK kanë bërë të ditur se ende nuk kanë qëndrim.

Back to top button