Nitaj: Çështja e krijimit të Qeverisë është shndërruar në bastore!

Nitaj ka folur rreth çështjes së formimit të Qeverisë

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj në Click të RTV21 ka folur rreth krijimit të Qeverisë nga koalicioni PAN.

Nitaj tha se çështja e krijimin të Qeverisë është shndërruar në një lloj çështje që i ngjet më tepër bastoreve se kush do te jetë kryeministër i ardhshëm, kush do të jetë zëvendës kryeminstër dhe kush do të marr sa ministri etj, shkruan rtv21.tv

Nitaj tha se në vend ekziston një standart rreth zgjedhjeve që parasheh që forca politike që i fiton zgjedhjet në vend e para e ka të drejtën e formimin e Qeverisë e që në këtë rast i takon PAN-it.

Me tej Nitaj tha se ai beson që Ramush Haradinaj do të përmbyllë procesin e bisedimeve me partneret e mundshëm në skenën politike në vend dhe brenda një afati 2 javorë do ta krijojë Qeverinë./21Media

Back to top button