Nitaj: Haradinaj kandidat për kryeministër

Ai ka thënë se ky  koalicion është i paimponuar

Muharrem Nitaj nga AAK-ja ka konfirmuar t se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të Kosovës

Ai ka thënë se ky  koalicion është i paimponuar, po ashtu ka  shtuar se ka  kjo është bërë për të mirën e vendit.

“Duke parë rrethanat dhe zhvillimet e fundit, kemi ardhur në përfundim që ky vend ka nevojë për një kredibilitet, për këtë kemi vendosur për Ramush Haradinaj”, ka deklaruar ai në konferencën e jashtëzakonshme të AAK-së.

Po ashtu Nitaj ka treguar se AAK dhe Nisma do do t’i kenë për deputetë në listën zgjedhore 55 kandidatë, si dhe Partia Demokratike, do t’i ketë 55 kandidatë ./21Media

Back to top button