Nitaj: Mogherini dhe Hahn nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në këtë dialog

Nitaj ka thënë se Mogherini dhe Hahn nuk po dëshmohen të paanshën në dialogun Kosovë- Serbi

Deputeti nga anët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas takimit të kryeminstrit Ramush Haradinaj me Përfaqësuesen e Lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherin.

Sipas tij, Mogherini dhe Hahn nuk po e dëshmojnë se janë të paanshëm në dialogun Kosovë- Serbi. Gjithashtu në reagimin e tij, ai ka theksuar se pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, dialogu Kosovë- Serbi nuk mund të ketë sukses.

“Në reagimin tim të djeshëm pas takimit të KM Haradinaj me Përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme të BE-se, Mogerini, jam përmbajtur të mos them krejt çka mendoj, por sot s’kam qare pa e thënë! Mogerini dhe Hahn, nuk po dëshmohen të paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj ata edhe nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në këtë dialog! Pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, ky dialog nuk mund të ketë sukses!”, ka shkruar Muharrem Nitaj në Facebook.

Tutje, Nitaj ka vazhduar duke përmendur se e vërteta që thuhet në Bruksel nuk mund t’i prish raportet me BE-në.

“Kosova e ka shtri qafën boll e nuk ka ku të shkojë më! Qëndrimi i vërtet i Kryeminstritit Haradinaj në Burksel, nuk është as arrogance e as për inat të askujt, Është qëndrim i përgjegjshëm i një kryeministri për vendin dhe qytetarët e tij! E vërteta që thuhet në Bruksel, nuk mund t’i prishë e as t’i acarojë raportet me BE-në! Vetëm njerëzit e vërtetë mund të jenë partnerë e kursesi poltronët e politikanët  e shantazhuar! Kosova e ka shtri qafën boll e nuk ka ku të shkojë më”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Ndërsa sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, zonja Mogherini e ka çrregulluar dialogun dhe e ka rreziku investimin e BE-së në Ballkan dhe na ka shqetësuar krejt neve. /21Media

Back to top button