Nitaj: Platforma e AAK-së ka 100 prioritete

Në emisionin e sotëm Click, Vigan Qorrolli ishte përballë përfaqësuesve të AAK-së Muharrem Nitaj dhe Arbër Vllahiu

Në debat për platformën e AAK-së, Vigan Qorrolli kishte një pyetje për Nitajn e AAK-së. Qorrolli ishte i interesuar që të kuptonte nëse AAK ka një platformë të shkruar.

Muharrem Nitaj u përgjigj se platforma e AAK-së ka 100 prioritetet e para, të cilat do t’i kryejë Ramush Haradinaj në cilësinë e kryeministrit së bashku me kabinetin e tij qeveritar, shkruan rtv21.tv.

Sipas Nitajt debat tjetër do të ishte ajo se a janë detyrat më të mira e që duhet kryer, mirëpo ajo që qëndron është se platforma përmban detyrat filluar nga temat më të rëndësishme që i kanë zënë frymën shtetit, tek reformat e thella në arsim  e shëndetësi e deri tek shtesat e fëmijëve./21Media

Back to top button