Nitaj: Po të isha në vendin e LDK-së dhe VV-së do të futesha nga dritarja në bisedime

Nitaj për një moment e vë vetën në pozitën e VV-së e LDK-së!

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj partive opozitare dhe jo pjesëmarrëse në ekipin negociator të Kosovës.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, e ka vlerësuar këtë proces të bisedimeve duke thënë se është shumë i rëndësishëm dhe se jo pjesëmarrësit nuk duhet t’i shprehin pakënaqësitë në studio televizive.

“Po të isha ne vend të LDK-së dhe Vetëvendosjes, edhe nëse shumica parlamentare do të më largonin nga dera unë do të futesha nga dritarja në procesin e bisedimeve, pasi është procesi më i rëndësishëm pas pavarësimit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Deputeti i AAK-se, Muharrem Nitaj u shpreh se VV-ja duhet të ishte pjesë e procesit të bisedimeve në mënyrë që pakënaqësitë t’i shprehte në delegacion e jo siç tha ai në studio televizive

“Unë nuk e di se si Vetëvendosje do të justifikohet pas vendimeve të rëndësishme që do të merren në këtë proces, pasi nuk janë pjesë e tij”, ka shkruar Nitaj.

Dje është mbajtur takimi i parë njoftues i ekipit negociator me përfaqësuesen e lartë të BE-së. Vendet e rezervuara për LDK-në dhe VV-në në ekipin negociator të dialogut janë duke u përfaqësuar nga deputetët e PSD-së, për siç është thënë deri këto dy parti opozitare të zgjedhin përfaqësuesit e tyre./21Media

Back to top button