Nivel rekord depozitat bankare në Kosovë, Murati vlerëson kontributin e disaporës

Depozitat bankare kanë shënuar nivel rekord. Kështu bëri të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale Ministri i Financave dhe Transvereve, Hekuran Murati.
Ai tha se ka mbërritur në 4.88 miliardë euro niveli i depozitave në sistemin bankar në Kosovë, në fund të muajit korrik, ku sipas tij rol të rëndësishëm ka pasur kontributi i diasporës.
Sipas Muratit në këtë ka ndikuar edhe zbatimi i pakos mbështëse për qytetarët në muajin prill vërehet rritje e nivelit të depozitave të qytetarëve në sistemin bankar.
“Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi.Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët. Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. “, shkroi Murtati

Edhe dje ministri Murati lavdëroi punën e qeverisë, duke thënë se enomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Por për një deklaratë të tillë u kritikua nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila i tha që të dalë në terren e të flasë me qytetarët për të parë se si qëndron puna në realitet./21Media

Back to top button