Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë në Prizren, Policia jep detaje

Një 14 vjeçare është therur me thikë, paraditën e sotme në Prizren si pasojë e një mosmarrëveshje mes një mitur në një shkollë fillore të kësaj komune.Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se i dyshuari i moshës 12 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, tha Bytyqi për portalin rtv21.tv/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?