Një 2-vjeçar bie nga ballkoni i restorantit gjatë kohës së iftarit në Prizren

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga dera e ballkonit të një restoranti në qytetin e Prizrenit.
Për shkak të lëndimeve fëmija është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20. Rasti është trajtu si lëndim rëndë aksidental. Gjatë kohës së iftarit ka ra dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button