Një 25 vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë

Një 25 vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë.

Rastin në polici e kanë lajmëruar vetë familjarët e viktimës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës , Avni Zahiti, i cili ka treguar se hetimet kanë filluar, derisa viktima është dërkuar në IML për obduksion.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Zahiti./21Media

Back to top button