Një 26-vjeçare është lënduar me gurë teksa po udhëtonte me tren

Një grua 26 vjeçare është lënduar si pasoj e goditjes me një gur teksa udhëtonte me tren.
Lajmin e ka konfimruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 17:15, është pranuar informata se, në afërsi të fshatit Grabovc, një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes me një gur.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku sipas të dhënave fillestare, viktima, femër, 26 vjeç, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, dyshohet si pasojë e një guri të hedhur në rrethana ende të panjohura nga pjesa e jashtme e trenit, në momentin kur ai ishte në lëvizje”, ka thënë ai

Borovci po ashtu ka bërë të ditur se viktima është trajtuar në QKMF në Drenas.

“Në vendin e ngjarjes, mjeket emergjent, i kanë ofruar viktimës ndihmën mjekësore dhe më pas të njëjtën e kanë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e të implikuarve dhe fton qytetarët që posedojnë informacione të dobishme për këtë rast, të lajmërojnë Policinë përmes linjës emergjente 192, apo aplikacionit Lajmëro Policinë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button