Një 30 vjeçar përfshin Neymarin në testamentin e tij

Një 30 vjeçar brazilian i ka thënë “Metropoles”-medium brazilian, që ai e ka përfshirë yllin e Paris Saint-Germain në testamentin e tij.

Tifozi brazilian, i cili është 30 vjeçar dhe është i sëmurë, i zbuloi arsyet se pse e ka përfshirë Neymarin në testamentin e tij.

“Nuk kam shëndet të mirë, jam i sëmurë. Mbi të gjitha nuk e kam dikë të cilit mund t’i lë atë që është e imja. E zgjodha Neymarin sepse ngjaj shumë me të, shpesh të tjerët më shajnë. Pastaj është njeri i mirë, nuk është egoist, gjë e vështirë në ditët e sotme. Unë nuk kaloj mirë me të afërmit e mi dhe nuk dua që paratë e mia të bien në duart e qeverisë”, tha tifozi i cili deshi të mbetej anonim.

Dokumenti në fjalë, i kompletuar me vërtetim, përfundoi në rrjetet sociale dhe pati një përhapje të madhe, veçanërisht në Amerikën e Jugut. Neymar më pas, falë një tifozi që, me vend të thuhet, e do, do ta gjejë veten me pak më shumë para në llogarinë bankare, edhe nëse shifra nuk dihet.

Back to top button