Një 32 vjeçar ndezi zjarrin në fshatin Cërnushë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke ndezur zjarr në punishten e një gurthyesi në fshatin Cërnushë të Mitrovicës.
Njësia e zjarrfikësve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kujdestar i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit S. H, 32 vjeçar, shtetas kosovar, të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button