Një 32 vjeçar u arrestua për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Policia ka informuar se dje në Ferizaj ka arrestuar një 32 vjeçar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën  ‘’Zenel Hajdini‘’ në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marr veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt , dje me datën 12.01.2022 në mëngjes,  kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij, arrijnë ta ndalojnë.”, ka informuar policia.
I dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) e moshës 31 vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, sipas policisë, i është gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë), e cila është konfiskuar.
Policia ka informuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button