Protesta e 8 janarit, Berisha do të japë dëshmi në Prokurori

Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot paradite ish-kryeministrin Sali Berisha për të dhënë dëshmi për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.
Bashkë me Berishën është thirrur edhe Flamur Noka për t’u pyetur për rolin e tyre në organizimin e protestës para selisë së PD, e cila ka përfunduar në akte dhune dhe është shpërndarë vetëm pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës.
Një ditë më pas, prokuroria ka thirrur me të njëjtën arsye Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin për të dhënë edhe ata versionin e tyre të historisë, duke qenë se dhunë është ushtruar dhe nga persona brenda godinës.

Back to top button