Një 40-vjeçar u mbyt në rezervuar
Një 40-vjeçar është gjendur u mbytur në një rezervuar në Gramsh, në Shqipëri.
“Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç, banues në fshatin Duzhë, Gramsh, me probleme mendore. Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.” – njoftoi policia.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews