Ngjarjet e datës 20 gusht

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vend

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatores së heroit Ismet Ukaj. (Strellc i Epërm i Deçanit, sheshi “Ismet Ukaj”, ora 11.00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Komunën e Prizrenit, ku do të takohet me autoritetet e pushtetit lokal. (Ora 13:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes në ‘Arbëri’, Prishtinë, ora 13.00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. (Prizren, ora 13:30-14:00)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pret në takim liderët e koalicionit qeverisës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. (Ora 14.00, pas vizitës mbahet konferencë për media, ora 15:00)

Back to top button