Një 5 vjeçare në mesin e viktimave nga shpërthimi në një pikë karburanti

Emrat e 10 personave që vdiqën në një shpërthim në Creeslough, County Donegal të premten janë publikuar nga Gardaí.
Viktimat përfshijnë 5-vjeçaren Shauna Flanagan Garëe dhe babain e saj Robert Garëe, 50 vjeç.
Nga shpërthimi humbën jetën edhe Catherine O’Donnell, 39 vjeç dhe djali i saj James Monaghan, 13 vjeç.
Gjithashtu vdiqën edhe Leona Harper, 14, Jessica Gallagher, 24, James O’Flaherty, 48, Martin McGill, 49, Martina Martin, 49 dhe Hugh Kelly, 59 vjeç.
Shpërthimi ndodhi në një pikë karburanti në fshat të premten.
Të dielën, An Garda Síochána konfirmoi se një burrë rreth të 20-ave mbeti në spital në gjendje kritike.
Shtatë persona të tjerë që u lënduan nga shpërthimi janë ende duke u trajtuar në Spitalin Universitar Letterkenny dhe mbeten në gjendje të qëndrueshme./21Media 

Back to top button