Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një i moshuar i moshës 77 vjeç është gjetur i vdekur në nëj motel në rrugën “Tranzimit i vjetër”, sot rreth orës 11: Prizren.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për rtv21.tv tha se në vend ngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit prej të cilëve është konfirmuar vdekja.

“Nga provat dhe dëshmit e para në trupin e vikitmës nuk vëreheshin shenja dhune, por me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për egzaminim. Viktima ishte mashkull, i moshës 77 vjeçare, nga fshati Gjonaj Prizren. Lidhur me rastin është hap rasti ” Hetim i vdekjes”.”tha Bytyqi./21Media

Back to top button