Një antare e re në shtëpinë e çiftit Biden

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake edhe një mace.

Emri i saj është Willow dhe është një mace ferme 2-vjeçare, me sy të gjelbër dhe gri nga Pensilvania.

“Willow po vendoset në Shtëpinë e Bardhë me lodrat e saj të preferuara, ëmbëlsirat dhe shumë hapësirë ​​për të nuhatur dhe eksploruar,” ka thënë Michael LaRosa, zëdhënësi i zonjës së parë, shkruan AP.

Emri i maces është vendosur nga zonja e parë sipas vendlindjes së saj ”Willow Grove, Pennsylvania”./21Media

Back to top button