Një ari në Gërmi, Ahmeti apelon qytetarët

Në Parkun e Gërmisë në Prishtinë është vërejtur një ari, i cili nuk është pjesë e ”Parkut të Arinjëve”.
Lajmin e ka bërë të ditur sot kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë.
”Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari. Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut. Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!”, ka bërë të ditur Ahmeti në ”Facebook”./21Media

Back to top button