Një boshnjak shtetas i Serbisë hynë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person shtetas i Serbisë kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Policia ka njoftuar se në fshatin Sharpel, në Leposaviq, e kanë vërejtur veturën me targa të Serbisë e cila vozitej nga një boshnjak.

“Njësia policore gjatë vëzhgimit në teren ka vërejtur një veturë me targa të Serbisë, me vozitës mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

I dyshuari sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button