Një bullgar i lënduar në QKUK, nuk dihen motivet
Një burrë, shtetas bullgar ka të lënduar nofullën dhe është duke u trajtuar në QKUK, raporton Policia e Kosovës.
Megjithatë motivet e ngjarjes nuk dihen, ani pse ekipet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo për shkak të lëndimeve ai nuk ishte në gjendje të deklarohej për policinë në lidhje me rastin, raporton rtv21.tv.
Policia rastin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa është duke u hetuar ende./21Media