Sa muaj afat duhet të ketë pasaporta juaj për të udhëtuar në zonën Shengen?

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Megjithatë janë disa kushte të cilat Integrimi Evropian i Kosovës i ka vënë, e që qytetarët e Kosovës duhet plotësuar, për të udhëtuar jashtë vendit.

Pasaporta e secilit person që dëshiron të udhëtojë në zonën Shengen duhet të ketë afat për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen, paralajmërohet në faqen e Facebook-ut, Integrimi Evropian i Kosovës.

Që në parim i bie që ju duhet të ktheheni nga zona Shengen të paktën tre muaj para përfundimit të afatit të pasaportës tuaj, raporton rtv21.tv.

“Nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, ka shkruar Integrimi Evropian i Kosovës në Facebook./21Media

Back to top button