Një burrë ankohet në Polici se ish-gruaja nuk po “e lë rehat”

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se është kanosur me fjalë nga ish-bashkëshortja e tij.

Në raportin ditor të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte kanosur me fjalë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./21Media

Back to top button